Fjalë Kyçe

Samir Sahiti: Është mëkat që Vëllaznimi nuk është në IPKO Superligë

Samir Sahiti: Është mëkat që Vëllaznimi nuk është në IPKO Superligë

Skuadra e Vëllaznimit udhëton në Fushë Kosovë për tu përballur me skuadren e fushëkosovarëve, shkruan Gazeta Alo.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme për skuadren gjakovare në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo ka folur futbollisti i mirënjohur kosovar, Samir Sahiti.

“Këtë mesjavë udhëtojm për në Fushë Kosovë e dim se nuk do ta keni të lehtë pasi që edhe fusha nuk do të na mundesojë ta bëjm lojën tonë që e bejm më së miri por ky është futbolli jonë, prandaj duhet të mundohemi ti përshtatemi çdo lloj fushe”, ka thënë fillimisht Sahiti. ,

“Fushë Kosova ka skuadër të mirë por ne do të udhtojm që ti marim pikët maksimale dhe kështu ndeahje pas ndeshje do të luajm për fitore dhe për ndeshje sa ma të bukra. Është mekat që një klub si Vëllaznimi me këtë super organizim nuk është në Superligë, por besoj se në fund do ja arrijm qëllimit”, ka deklaruar Samir Sahiti për Gazetën Alo.

Fushë Kosova – Vëllaznimi luhet nesër nga ora 14:00.