Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, si dhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv, Shqipe Bajçinca Brestovci, kanë takuar sot dhjetëra vullnetarë të Fakultetit të Kulturës Fizike, Federatës Aeronautike të Kosovës, si dhe OJQ-ve “Toka” dhe “Të bashkuar për të mirën”, të cilët do të jenë krahë i djathtë i Festivalit Olimpik për Parafillorët e Prishtinës.
Festivali me mbi 2700 fëmijë do të mbahet më 12 prill në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, duke filluar prej orës 9:30. /Gazeta Alo