Ditëve të fundit flitej se ylli i Barcelonës Coutinho do të largohet nga Camp Nou, por si duket kjo nuk do të ndodh, shkruan Gazeta Alo.
Marcelo Bechler, një gazetar ka deklaruar se disa miq të ngushtë të Philippe Coutinhos kanë konfirmuar se ai nuk do që të largohet nga Barcelona dhe se ideja e tij kryesore është të bëhet një futbollist edhe më i mirë në Barçë. /Gazeta Alo