Me humbjen në tavolinë të ndeshjes së fituar në fushë ndaj 2 Korrikut, Vitia ka humbur pozitën e katërt që këtij ekipi i siguronte barazhin për inkuadrim në Superligë.
Tani këtë pozitë e ka zënë Vëllaznimi me 39 pikë, dy më shumë se Vitia që tashmë është e pesta.
Ndërkohë, 2 Korriku ka bërë një përparim të madh, pasi nga pozita e 13 ka kaluar në vendin 10.