Fjalë Kyçe

Rezultatet komplete të javës së 22-të në Ligën e Parë

Rezultatet komplete të javës së 22-të në Ligën e Parë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 22-të në Ligën e Parë të cilat ishin të parapara për tu zhvilluar këtë të mërkurë.

Në stadiumin “Ferki Aliu” të Vushtrrsë u zhvillua derbi i javës ndërmjet vendasve të Vushtrrisë dhe Besës së Pejës, ndeshje që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Këtë lëshim e ka shfrytëzuar më së miri Dukagjini që është rikthyer te fitoret, pasi që e ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit me rezultat 3-1.

Vëllaznimi është ndalur sërish në udhëtim, teksa ka barazuar pa gola me Fushë Kosovën, 0-0.

Derbin e mbijetesës ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Kikës e kanë triumfuar kryeqytetasit me rezultat 2-1.

Gazetasheshi.com ua sjell rezultatet komplete të javës së 22-të në Ligën e Parë:

Vushtrria – Besa 2-2
Onix – Arbëria 0-2
Dukagjini – Vllaznia e Pozheranit 3-1
Drenasi – Vitia 2-0
Fushë Kosova – Vëllaznimi 0-0
Ramiz Sadiku – Kika 2-1
2 Korriku – Trepça 0-0
Bashkimi i Koretinit – Istogu 1-0