Drenica është ndalur me barazim në shtëpi nga Gjilani. Sfida e luajtur në stadiumin ‘Bajram Aliu’ përfundoi pa gola.
Deklarata e trajnerit Tahir Lushtaku pas ndeshjes.
“E nisëm ndeshjen mirë dhe krijuam raste të shumta. Nga ato që kemi kriuar është dashur ta përfundojmë çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë. Por, rastet e humbura ishin të pafalshme, sidomos nga sulmuesi Kreshnik Uka, nga i cili presim shumë dhe kur atij i mungojnë golat, i mungojnë edhe Drenicës. Në pjesën e dytë të ndeshjes ekipi i Gjilanit u mbrojt për gjatë gjithë kohës dhe na vështirësoi punët për të organizuar raste më serioze. Megjithatë, jam i kënaqur me angazhimin e futbollsitëve edhe pse ishim futur në këtë ndeshje për ta fituar atë”, deklaroi Lushtaku për SuperSport.
Ai tregon nëse skuadra e tij rrezikohet të bie në barazh.
“Është e vërtetë që nuk jemi larg me pikë nga skuadrat afër zonës së rrezikshme, por unë besoj se jemi të qetë dhe Drenica nuk do të rrezikojë”, përfundoi Lushtaku.