Fjalë Kyçe

Ky është premtimi i agjentit Riaola për Paul Pogba

Ky është premtimi i agjentit Riaola për Paul Pogba

Sipas ‘Manchester Evening News’, Raiola premtoi Pogba-s se në 2019 ai do të luajë në kampionatin spanjoll!

Paul Pogba mbetet qendra e spekulimeve në tregun e transferimeve. Mesfushori francez i Manchester United, në javët e fundit, është lidhur me forcë të madhe ndaj Real Madridit.

Sipas Manchester Evening News, Paul Pogba do të jetë lojtari i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Mediat e lartpërmendura publikuan informacionin, sipas të cilit përfaqësuesi i Pogbës, i njohur si Mino Raiola, i premtoi lojtarit francez se në vitin 2019 do të luante në La Liga.

Pogba erdhi në Premier Ligë në verën e vitit 2016 prej nje shume rreth 120 milionë euro, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit të “Djajve të Kuq”. /Gazeta Alo