Fjalë Kyçe

Bashkimi i kundërpërgjigjet Istogut

Bashkimi i kundërpërgjigjet Istogut

Klubi i Bashkimit nga Koretini ka mbetur i indinjuar me deklaratat e Istogut për duelin e sotëm të xhiros 22 të Ligës së Parë.

Bashkimi fitoi 1:0 në kohën shtesë, teksa istogasit reaguan ashpër për lojë brutale.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkimit

KF Bashkimi është thellë i indinjuar me deklaratën e KF Istogut pas ndeshjes së sotme në Koretin.
Nëse KF Istogu mendon që vërtet ska pas futboll por luftë atëherë ekziston kamera e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe mund ta marr dhe shikojnë ndeshjen dhe të bëjë ankesat organeve përkatëse, por ndeshja e sotit e ka dëshmu të kundërtën.
Lojtarët mund të kenë duele të lejueshme e të palejueshme të cilat i vlerëson gjyqtari së bashku me ndihmësat e tij, e sot gjyqtari kryesor Mentor Ajeti me kolegët e tij ishte mjaft korrekt dhe autoritativ në gjykimin e ndeshjes dhe i vlerësuar me notën maksimale nga ne e sidomos nga përfaqësuesi zyrtar i KF Istogut i cili ishte super i kënaqur, bile gjyqtari kryesor edhe na ndëshkoi me kartuq të kuq një lojtar tanin pas përfundimit të ndeshjes për sjellje jo sportive, i cili ndoshta për ne u duk i ngutshëm dhe i pa drejtë mirëpo ai e ndëshkoi konform rregullave të futbollit.
Goli i shënuar në fund të ndeshjes ishte korrekt dhe nuk lë hapsirë për diskutim, të njëjtin mendim e kishin edhe musafirët nga Istogu.
Në ndeshje, Federata e Futbollit të Kosovës ishte prezente përmes delegatit të ndeshjes, kontrollorit, gjyqtarëve si dhe kamerës, nga të cilët mund të merren të gjitha raportet zyrtare për rrjedhën e takimit nëse Istogu mendon që kishte diqka jashtë rregullave ndërkombëtare të futbollit.
Na vjen keq që KF Istogu bëri një reagim jo korrekt në raport me klubin tonë e sidomos me lojtarët pasi që KF Bashkimi ka respekt shumë madh për ta pasi mendon që së bashku konsiderohen si ekipe shumë mikëpritëse ndaj të gjitha skuadrave.
I kërkojmë KF Istogut që të tërhiqet nga ato deklarata jo të drejta, nxitëse dhe jo sportive që nuk i ngjajnë realitetit të ndeshjes së sotme.

Me respekt
Kryesia e KF Bashkimit