Fjalë Kyçe

Zyrtare: Juventus nënshkruan me këtë lojtar

Zyrtare: Juventus nënshkruan me këtë lojtar

Skuadra e Juventus ka vazhduar kontraten me yllin kroat Mario Mandzukic, shkruan Gazeta Alo.

Mandzukic ka rinovuar deri në vitin 2021.

“Jam krenar që bëj pjesë në këtë skuadër prej katër vitesh resht dhe që tani do të qëndroj. Falenderoj klubin dhe të gjithë personat që punojnë këtu për besimin e tyre, jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jap kontributin tim në fushë për të ndihmuar skuadrën të ketë sukses.”

“Çfarë më shtyu të qëndroj? Shumë gjëra, duke nisur nga historia e klubit dhe lojtarët. Më pëlqen mentaliteti fitues, që është i ngjashëm me atë timin. Objektivat janë të qartë, duhet të kërkojmë të fitojmë çdo trofe të mundshëm. Kjo ka qenë gjithmonë ADN-ja e klubit ndaj edhe për këtë jam shumë i lumtur që bëj pjesë.” ka deklaruar Mario Mandzukic. /Gazeta Alo.