Fjalë Kyçe

Dy rezervistët e Realit konfirmojnë vendimin e tyre në lidhje me të ardhmën

Dy rezervistët e Realit konfirmojnë vendimin e tyre në lidhje me të ardhmën

Real Madrid është duke përgaditur skuadrën mjaft mirë për sezonin e ardhshëm, dhe tashmë kanë filluar planet për sezonin e ardhshëm.

Ndër lojtarët që dëshirojnë të vazhdojnë në Real Madrid nga sezoni i ardhshëm janë Mariano dhe Valverde. Të dy, edhe pse rezervistë, El Espanol, raporton se që të dy dëshirojnë të luftojnë për një vend nga sezoni i ardhshëm.

Mariano u rikthye në Real Madrid pas një sezoni fantastik me skuadrën franceze Lyon, përderisa edhe i’u dha numri 7, të cilin e mbante Cristiano Ronaldo.

Ndryshe është situata e Valverde, i cili fillojë të luajë për ekipin e parë nën drejtimin e Santiago Solarit, duke qenë gjithmonë i ftuar nga Solari, dhe tani nga Zidane. Edhe pse vetëm 20 vjeç, Valverde e sheh të ardhmën e tij tek skuadra e Real Madridit.