Manchester United dhe Paul Pogba janë gati të hapin bisedime të reja për vazhdimin e kontratës.
Mesfushori francez ka qenë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit, pasi ka shprehur dëshirën që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit.
‘The Sun’ shkruan se Manchester United dëshirojnë të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë arritjen e një marrëveshje të re me 26 vjeçarin, përcjell ‘lajmi.net’.
Në anën tjetër, Pogba për të qëndruar në ‘Old Trafford’ po kërkon pagë prej 500 mijë funtesh në javë.
Ish ylli i Juventusit, po kërkon të barazohet me bashkëlojtarin e tij Alexis Sanchez, i cili është lojtari më i paguar te Manchester United.
Paul Pogba te Manchester United është transferuar në vitin 2016 nga Juventus për 105 milionë euro.