Fjalë Kyçe

Përballje Kosovë – Serbi në Antalia

Përballje Kosovë – Serbi në Antalia

Një përballje Kosovë – Serbi do të ndodhë sot në Grand Prix të Turqisë.

Bëhet fjalë për çerekfinalen e Grand Prixit të xhudos, ku Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten Andrea Stojadinov të Serbisë.

Dueli pritet të zhvillohet prej 12:20.

Lufta do të zhvillohet në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Distria kaloi luftën e dytë, duke mposhtur Gulkader Senturk të Turqisë, derisa raundin e parë e kaloi pa luftë.