Fjalë Kyçe

‘Telegrafi’ serb ia huq totalisht me këtë fakt për prindërit e Granit Xhakës

‘Telegrafi’ serb ia huq totalisht me këtë fakt për prindërit e Granit Xhakës

Revista britanike “Daily Mail”, festimin e golit të Xherdan Shaqirit në përballje me Serbinë në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar në Rusi, kur me duar e kishte bërë shqiponjën, e ka futur në mesin e ngjarjeve më kontroverse për vitin 2018, raporton Zëri.info.

Siç thuhet, në ndeshjen e drejtpërdrejtë për të kaluar nga grupi, të zhvilluar në Kaliningrad, e zhvilluar qershorin kaluar, Shaqiri dhe bashkëlojtari i tij, Granit Xhaka, e kanë treguar simbolin e shqiponjës, duke nxitur tensione ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Shaqiri, i lindur në Gjilan dhe Xhaka, prindërit e të cilit janë nga Kurshumlija, për këtë gjest ishin dënuar me vetëm 10 franga zvicerane secili, shkruan mediumi serb ‘Telegraf.rs’.

Në fakt, prindërit e Xhakës nuk kanë lindur në Kurshumli dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë vend.