Fjalë Kyçe

Kjo legjend ka shprehur shumë haptas dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Real Madridi

Kjo legjend ka shprehur shumë haptas dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Real Madridi

Real Madrid ka arritur që ta bind pas 10 muajsh, Zinedine Zidanen që të marrë përsëri timonin e klubit.

Ndihmës-trajneri i Besiktasit, Guti ka thënë se kthimi në Real Madrid është në planet e tij të karrierës.

Guti u transferua në Turqi këtë sezon pas suksesit të madh me ekipet rinore të Realit, por synimi i tij është të kthehet një ditë.

Këto fjalë i ka thënë vet ish-mesfushori spanjoll, i cili e ka në planet e tij rikthimin në Santiago Bernabeu.

“Sigurisht, unë gjithmonë e kam thënë atë. Të jem në stol të Real Madridit është maksimumi, ashtu siç ishte si lojtar”, ka thënë Guti për gazetën Marca.

“Të jesh atje një ditë do të ishte shumë e rëndësishme. Unë e di që duhet të arrij shumë për të qenë aty, por gjithashtu bëjë përpjekje të madhe për të qenë atje siç bëra kur isha lojtar”.

“Nuk kam frikë nga kjo. E vetmja gjë që unë dua është që të kem një mundësi për të bërë mirë gjërat dhe për të njohur punën time dhe për të vazhduar të rritem”.

“Për momentin, jam i lumtur me hapat që kam marrë, tani kam kohën për të qenë trajneri kryesor i një ekipi profesional. Jam duke pritur për këtë, jam i ngazëllyer, me entuziazëm të madh dhe shpresoj kjo do të ndodhë këtë verë”, përfundoi spanjolli.