Flamuri ynë valon lartë në podium para atyre të Kazakistanit, Serbisë dhe Koresë së Jugut, shkruan Gazeta Alo.
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Xhudistja jonë mposhti në finale Otgontsetseg Galbadrakh të Kazakistanit, duke e hedhur me Ippon, 9 sekonda para fundit, katerogia deri në 48 kilogramë.
Distria deri tek e arta erdhi pas katër lufërave, të gjitha të fituara me Ippon.
Në raundin e dytë (të parin e kaloi pa luftë),
Krasniqi mundi Gulkader Senturk të Turqisë, ndërsa në çerekfinale mposhti me serben Andrea Stojadinov. Viktimë e Krasniqit në gjysmëfinale ishte Yujeong Kang e Koresë së Jugut.
Krasniqi fitoi 700 pikë Olimpike Tokio 2020. Ajo është e vetmja garuese nga Kosova në Grand Prixin e Antalias. Vitin e kaluar, Distria kishte fituar medaljen e artë, por në kategorinë -52 kg./Gazeta Alo