Referi Mervan Bejtullahu do ta drejtoj ndeshjen ndërmjet Ferizajit dhe Prishtinës e cila luhet ditën e hënë me fillim nga ora 15:00, shkruan Gazeta Alo
Skuadra e Ferizajit ka reaguar për këtë me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.
Ky është reagimi i Ferizajit.
Delegim i qellimshem??
Mervan Bejtullahu prap i referon Prishtines!!!
Kryesia e KF Ferizajt ne shqetsim. Arsyeja është delegimi i referit Mervan Bejtullahut per te ndar drejtesin ne ndeshjen mes Ferizajt dhe Prishtines e cila zhvillohet te henen ne ora 15:00 ne Ferizaj.
Ne si kryesi pyesim se si eshte e mundur qe ky refer gjithmon i referon Prishtines plotë 7 apo 8 here. Edhe ashtu deri tani KF Ferizaj ne disa ndeshje eshte demtuar por deri tani kemi heshtur duke shpresuar se njerzit kompetent do te ndermarrin masa per permirsimin e referimit.
Nuk duam te Paragjykojm por padrejtsitë me nuk do ti tolerojm thone Ferizajasit.
Pergjegjesinë per çdo tensionim qe mundet me ndodhë do te bartë komisioni per delegimin e refereve pranë FFK-së./Gazeta Alo.