Llapi ka fituar me shumë vështirësi ndaj KEK-ut në udhëtim me rezultat minimal, 1:0.
Në fakt, ishte një autogol i Leonat Vitisë në minutën 73 që i siguroi fitoren Llapin.
Në ballafaqimin tjetër, Drenica pa ndonjë mund të madh ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2:0.
Kreshnik Uka realizoi të dy golat, por që skenderajasit kanë shpërdoruar edhe disa raste tjera.