FC Prishtina 01 ka arritur të shënojë fitore ndaj gjakovarëve të Euroterm me rezultat 19:5, shkrian Gazeta Alo.
Trajneri Haki Ahmeti në këtë ndeshje ua dha rastin të gjithë lojtarëve që të kenë minutat e nevojshëm.
Agon Ramadani ishte më i dalluari duke shënuar 6 gola.
Pas tij vjen Oso Gjinoci me tri dhe me nga dy Bardh Kelmendi dhe Dardan Berisha.
Nga një herë e tundën rrjetën Korab Muharremi, Durim Qorri, Besnik Selmani, Ari Kaqanolli dhe Endrit Hajdini.
Në këtë ndeshje golin e parë sezonal e shënoi edhe portieri Arbnor Krasniqi pas një aksioni të bukur.
Kjo ishte fitorja e 13-të në po aq ndeshje, duke na ngjitur në 39 pikë. /Gazeta Alo
Agon Ramadani ⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️
Oso Gjinovci ⚽️⚽️⚽️
Dardan Berisha ⚽️⚽️
Bardh Kelmendi ⚽️⚽️
Korab Muharremi ⚽️
Durim Qorri ⚽️
Besnik Selmani ⚽️
Ari Kaqanolli ⚽️
Endrit Hajdini ⚽️
Arbnor Krasniqi ⚽️