Milan ka pësuar humbje nga Juventus me rezultatin 2:1, shkruan Gazeta Alo.
Golin për rosonerët e ka shënuar Piatek i cili është shprehur i lumtur pas golit të shënuar.
Sulmuesi i Milan, Krzysztof Piatek ia ka besuar llogarisë së tij në “Instagram” per të komentur humbjen e 2-1 ndaj Juventus.
Pistolero ka arritur të shënojë 8 gola me fanellën e Milan, polaku arriti të ndëshkojë për të parën herë bardhezinjtë.
Protagonisti kryesor në kampin kuqezi, Piatek nuk e mohoi entuziazmin e tij për golin e shënuar ndaj “Zonjës së Vjetër”:
“I lumtur për golin e parë të shënuar kundër Juve, i zhgënjyer për gjithçka tjetër” , ka shkruajtur Piatek. /Gazeta Alo