Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Në këtë aksident janë përfshi dy vetura.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për lajmi.net se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Besi në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Dy vetura kanë qenë të përfshira në aksident dhe për pasojë dy persona të lënduar”, ka thënë Borovci.

Policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet që kanë ardhur deri të ky aksident.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve janë me lëndime të lehta. Policia ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri të ky aksident”.