Liga e Kampionëve kthehet me super përballje ditën e nesërme, shkruan Gazeta Alo.
Të martën mbrëma do të zhvillohen dy ndeshje, ku Liverpooli e pret Porton, ndërsa Tottenhami e pret Man Cityn.
Ndërkohë, ‘nxehtë’ pritet të jetë edhe ditën e merkurë ku Ajaxi e pret Juventusin, ndërsa Man Utd e pret Barcelonën.
Të gjitha përballjet luhen nga ora 21:00. /Gazeta Alo