Madonna do të performojë si mysafire në festivalin e këngës në “Eurovision”, në Izrael muajin e ardhshëm.
Përfaqësuesit e “Live Nation Izrael” dhe përfaqësuesit e këngëtares amerikane e kanë konfirmuar për mediet izraelite se Madonna do të interpretojë dy këngë në Tel Aviv gjatë garës tre-ditore në “Eurovision”, gjatë muajit maj, në të cilën garojnë këngëtarë nga 40 vende të ndryshme, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.
Izraeli është nikoqir i “Eurovisionit” këtë vit, pasi Neta Brazilai fitoi vendin e parë vitin e kaluar, garë e cila u mbajt në Portugali.
Madonna gjatë vitit 2009 dhe 2012 kishteperformuar në Izrael, në kuadër të turneut botëror.
Këngëtarja gjatë muajve të fundit ka qenë duke punuar rreth albumit të ri.