Ylli i Man Utd Smalling në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës i shkaktoi një dëmtim Leo Messit, shkruan GazetaAlo.
AS ka raportuar për gjendjën e tij pas këtij dëmtimi.
Messi nuk ka thyerje, por ka dëmtime në pengesën e hundës, gjë që shkaktoi vështirësi në thithjen e ajrit gjatë ndeshjes, pas imazheve radiologjike.
Sot do të kuptohet më mirë.
Messi duhet të pushojë për disa ditë dhe ai do të kthehet mirë për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Unitedit, raporton AS. /Gazeta Alo