Fjalë Kyçe

Gjyqtari i njohur e ndan drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Çeki

Gjyqtari i njohur e ndan drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Çeki

Është caktuar gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Çeki.

Kosova më 7 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret Çekinë, në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Euro 2020.

UEFA ndarjen e drejtësisë së kësaj ndeshje ia ka besuar gjyqtarit të njohur holandez, Danny Makkelie, përcjell lajmi.net.

Makkelie është gjyqtar i listës së FIFA-s që nga viti 2011, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në botërorin e vitit 2018, të mbajtur në Rusi.