Kaltrina Selimi sot feston ditëlindjen e 33-të.
Edhe pse këto vite janë thjesht numër për të, pasi që këngëtarja e njohur gjithmonë me elegancën e saj duket si vetëm po rinohet, shkruan Kosovarja.
Në këtë ditë të veçantë ajo shkrep disa fotografi me një pamje mahnitëse, teksa shkruan “u rrita edhe unë e hajt”.
Gjithë këtë energji dhe pozitivetet Kaltrina e dëshmon me pozitën e fotografive, e cila ka ngritur duart lartë dhe me plotë buzëqeshje.
Kujtojmë, këtë verë ajo ka pasur një agjendë të ngjeshur me mbrëmje e dasma të shumta, duke realizuar një atmosferë të jashtëzakonshme.