Fjalë Kyçe

Superliga e Kosovës: Sot zhvillohet një ndeshje

Superliga e Kosovës: Sot zhvillohet një ndeshje

Xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll hapet sot (e premte).

Në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, Trepça ’89 takohet me Ballkanin, në një përballje direkte për vendet e rrezikuara për të rënë nga kategoria.

Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit fillon nga ora 15:30.

Mitrovicasit renditen në vendin e shtatë me 32 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, që renditet një vend më poshtë.

Ndeshjet tjera që luhen në kuadër të xhiros së 26-të:

Feronikeli – Ferizaji

KF Llapi – Gjilani

Prishtina – KEK-u

Drita – Drenica

Flamurtari – Liria