Fjalë Kyçe

Kapiteni i Fushë Kosovës flet për sfidën ndaj Arbërisë

Kapiteni i Fushë Kosovës flet për sfidën ndaj Arbërisë

Skuadra e Fushë Kosovës do të përballet nesër ndaj Arbërisë në një ndeshje e cila është tejet e rëndësishme për fushëkosovarët, shkruan GazetaAlo.

Para kësaj sfide ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, kapiteni i Fushë Kosovës, Burim Shala.

“Është ndeshje vendintare për mbijetes. Jemi shumë të motivur për këtë sfidë, kemi punuar shumë gjatë javës që të kemi paraqitje sa më të mirë”, ka thënë fillimisht Shala.

Kapiteni më tej ka folur edhe për objektivin e vetëm në këtë përballje të rëndësishme.

“Objektivi i vetëm është fitorja. Duke u bazuar në cilësin e grupit të futbollistëve që kemi, dhe ndihmen e tifozëve “Pampurat” ne do të shënojmë fitore”, ka deklaruar për Gazetën Alo, kapiteni i fushëkosovarëve Burim Shala.

Fushë Kosova – Arbëria luhet nesër (e shtunë) në stadiumin “Ekrem Graiqevci” me fillim nga ora 15:00.