Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Trepçës’89 dhe Ballkanit, shkruan Gazeta Alo.
45-së minutat e parë të kësaj sfide e cila po luhet në Mitrovicë në stadiumin “Riza Lushta” ka përfunduar me epërsinë e skuadrës vendase me rezultatin 1:0.
Golin e ka shënuar Engjull Hoti, në minutën e 17-të i cili realizoi eurogol nga rreth 30 metra.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 27-të të IPKO Superlihës. /Gazeta Alo