Skuadra e Ballkani është hyrë në një situat aspak të mirë pas humjes së sotme nga Trepça 89 me rezultatin 2:1.
Sami Semaxhaj ka deklaruar pas humbjes nga Trepça 89 se skuadra e tij ka pësuar humbje shkaku i mos funksionimit në repartin defanziv, shkruan GazetaAlo.
“Nuk ishim të mirë në mes linjave, nuk ishim kompakt dhe i lejuam vendasit të na godanisn sidomos në pjesën e parë kur bëmë një lëshim të tillë, dhe kështu Trepça ’89 na dënoj me një goditje që rrallë shihet në Superligë, dhe kjo vendosi shumëçka. Në pjesën e dytë kur ne ishim më të mirë dhe e kishim në posedim topin, erdhi një gabim amatoresk që nuk është dashur të ndodh assesi por ja që ndodhi, në dënoi Trepça ’89 sërish dhe kështu goli ynë erdhi shumë vonë dhe nuk ia dolëm më shumë”, tha Sermaxhaj për Supersport Kosova.