Fjalë Kyçe

Feronikeli – Ferizaji, Kastriot Rexha flet ekskluzivisht për Gazetën Alo

Feronikeli – Ferizaji, Kastriot Rexha flet ekskluzivisht për Gazetën Alo

Nesër në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, skuadra e Feronikelit e pret Ferizajin në kuadër të javës së 27-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme për të dyja skuadrat ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, super sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha.

“Për ne është ndeshje e rëndsisë së madhe pasi që dihet se jemi në luftë për titull dhe me një fitore të mundshme do ta mbajmë distancen në rënditjen tabelare”, ka thënë bomberi i Superligës.

Sulmuesi i Feronikelit më tej ka folur edhe për skuadrën e Ferizajit.

“Ferizaj ëshfë skuadër e rrezikshme kur kemi parasysh se edhe pikët i duhen shumë në luftën për mbijetes dhe ne duhet të kemi kujdes në këtë sfidë”, ka deklaruar Kastriot Rexha për Gazetën Alo.

Feronikeli – Ferizaji, përballen nesër (e shtunë) me fillim nga ora 15:30.