Kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të këtij edicioni, gara për titull dhe mbijetesë po bëhet edhe më interesante.
Duel i vështirë e pret edhe Llapin të shtunën, që do të luajë kundër Gjilanit, që po ashtu synon fitore për t’u forcuar në mesin e tabelës.
Llapjanët mbesin larg kreut pesë pikë dhe ende në garë për titull kampioni, të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit, prej tyre gjashtë fitore.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj ndeshje:
Llapi – Gjilani 15:30
Formacionet zyrtare:
Llapi: Haxho, Blakçori, Sinani, Prençi, Idrizi, Namani, Maliqi, Zhdrella, Veliu, Emini, Januzi.
Gjilani: Haxhihamza, Papuçi, Lila, Halili, Magani, Lopes, Kosumi, Shabani, Hajdari, Asani, Perez.