Ballkani nga Theranda e ka shkëputur kontratën me trajnerin e deritashëm, Sami Sermaxhaj.
Humbja nga Trepça ’89 në fundjavë ka qenë fatale për Sermaxhajn i cili ndërpreu bashkëpunimin me Ballkanin.
Skuadra e rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit kosovar nuk është duke humbur kohë për ta emëruar trajnerin e ri.
Telegrafi merr vesh se drejtuesit e klubit kanë pasur takim me trajnerin mitrovicas Gani Sejdiu. Marrëveshja mes palëve duket afër dhe zyrtarizimi i Sjediut në krye të Ballkanit është çështje orësh.
Ballkani është duke luftuar për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
Portokallinjtë janë gjithashtu edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe synojnë triumfin në këtë garë të respektuar.