Futbollisti i Trepça’89, Engjëll Hoti ka vlerësuar lart edhe tifozët e Vëllaznimit, “Kuqezinjët e Jakovës”.
Në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, 89-shi do të përballet me Vëllaznimin e Ismet Munishit dy herë.
Ndërkaq, Hoti ka lavdëruar edhe tifozët gjakovarë.
“Kam dëgjuar për tifozët e Vëllaznimti, janë shumë të mirë në tribuna”, tha Hoti në “Dueli Sportiv”.
“Sa i përket ndeshjeve, do të luhen dy sosh dhe nuk do të jetë e lehtë”, vlerësoi ylli i klubit mitrovicas.