Ylli brazilian në vitin 2017 për 222 milionë ishte transferuar te Barcelona nga PSG, për një shumë rekorde për futbollin.
Pas një sezoni të kaluar në Francë, Neymar ka filluar ta mendojë largimin, dhe në verën e vitit 2018 ishte parashikuar një gjë e tillë, por në fund kishte vendosur të qëndronte në ‘Parkun e PrincavE’.
El Chiringuito raporton se vera e vitit 2019 mund të sjellë ndryshime për Neymar, që sheh La Ligan si një alternativë për të ardhmen e tij.
Është skuadra e Real Madrid që po ruan interesimin për lojtarin, që në të kaluarën ka veshur fanellën e rivalëve të Barcelonës.
Neymar pëlqehet shumë nga Perez, që është i gatshëm të hap arkat e klubit për një transferim të madh, siç do të ishte ylli brazilian.