Fjalë Kyçe

“PSG opsioni më i keq që kishte Icardi”

“PSG opsioni më i keq që kishte Icardi”

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka thënë se kalimi te PSG, ka qenë opsioni më i keq për sulmuesin argjentinas.

Icardi ishte pjesë e shumë spekulimeve gjatë gjithë verës, me Interin që kërkonte largimin e tij.

“Fëmijët tanë shkojnë në shkollë në Itali, kështu që ne do të jetojmë mes Milnit dhe Parisit. Nga tre opsionet që kemi pasur, PSG ishte më e keqja për mua, sepse duhet të kthehem për të jetuar me fëmijët në Milano”.

“Por unë mendova se çfarë ishte më e mira për të. Kishte shumë klube të rëndësishme italiane që e donin atë, dhe do të kishte qenë më e lehtë kjo”.