Lista Serbe ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kjo është bërë pas konsultimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Mark Gjuriq.
Vlen të theksohet se sot është afati i fundit për dorëzimin e listave të deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.