Shkollat kanë nisur përgatitjet për Festivalin Sportiv Prishtina 2019, në të cilin pritet të marrin pjesë 2000 parafillorë të institucioneve shkollore të Prishtinës.
Një përgatitje të tillë sot e ka bërë edhe Shkolla “Naim Frashëri”, fëmijët e së cilës kishin përgatitur disa koreografi për Festivalin.
Festivali mbahet të premten në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, duke filluar prej orës 09:15. /GazetaAlo