Lucaino Spalletti ka analizuar humbjen e pësuar kundër Juventus.
Në përfundim të ndeshjes, ai ka thënë për “Sky”: “Donim të kishim më shumë vazhdimësi në lojën tonë dhe e kemi bërë mjaft mirë, por ka disa situata ku nuk arrijmë ta lexojmë ndeshjen në mënyrën e duhur, ndërsa Juventus nuk ka gabuar asgjë”.
“Icardi ka bërë atë që duhej, ka vrapuar, ka ndihmuar më shumë se herë të tjera skuadrën. Para se të pësonim golin po thërrisja Joao Mario-n, sepse nuk ishte në vendin e duhur, kjo është mangësia për të cilën kam folur, nuk duhet ta humbasësh në asnjë moment përqendrimin. Në atë moment duhej të ktheheshim mbrapa, vija e mbrojtjes duhet të shkojë te porta, por ne kemi lënë hapësira për krosimin dhe goditjen me kokë”, ka thënë Spalletti.
“Zëvendësimi i Politano-s? Ai duhej të qëndronte më poshtë për të mbuluar Cancelo-n, ata janë treguar më të aftë në lojën e mbulimeve. Më pas, që nga fillimi i sezonit thuhet se gaboj zëvendësimet, por unë doja të aktivizoja një lojtar që mbante topin. Borja e di kur duhet të bëjë një pasim, kur ta mbajë, kur të përshpejtojë. Tani nuk do të fle deri të shtunën e ardhshme, netët janë për ju”.