Kjo fundjavë rezervon një prej sfidave sharmante të kampionatit anglez.
Dy prej gjigantëve të Premier Leagues, të cilët çështjen titull e kanë terren të shkelur do të përballen të shtunën në Stamford Bridge me Chelsea-in dhe kampionët në fuqi të Anglisë së Manchester City-in që pritet të dhurojnë emocione pa fund.
Edhe pse kjo ndeshje ka gjithë elementët për t’u konsideruar një kolasike City duket më i favorizuar pasi Blutë e Londrës vijnë në këtë duel pas një humbjeje të pazakontë të shënuar në mesjavë, 2-1 ndaj Ëolves duke numëruar tashmë 2 disfata në tre takimet e fundit.
Organika e Maurizio Sarrit do të tentojnë të rikthehet tek fitorja me synimin për t’u ringjitur në katërshen elitare të tabelës së klasifikimit. Nga ana tjetër The Citizens do të udhëtojnë në këtë transfertë pas suksesit të fundit që morën ndaj Ëatford ditën e martë. Fitore që u arrit falë riorganizimit që Pep Guardiola bëri në ekip.
Gjithsesi, për sfidën e së shtunës tekniku italian i Chelsea-it Maurizio Sarri pritet të ketë avantazhin e një grupi të plotë dhe në formë, ndërkohë që City që erdhi me lojtarë të rinj në ndeshjen ndaj Ëatfordit pritet të zbresë në fushë me më të fortët si Sergio Aguero dhe Raheem Sterling. Më katërshen e fundit që do të përforcohet me Aymeric Laporte dhe Vincent Kompany.
Në 5 takimet e fundit që titanët e kampionatit anglez kanë zhvilluar mes tyre nuk është shënuar asnjë barazim, me City-in që ka fituar tre takime dhe dy suksese kanë shkuar për Chelsean.
Ndërkohë nga nëntë takimet e fundit në të gjitha kompeticionet mes gjigantëve anglezë, City ka fituar katër dhe ka barazuar një. Për të prishur balancën e statistikës së fundit flet forma me oshilacione e Bluve të Londrës të cilët pas një starti mbresëlënëse të sezonit kanë pësuar tashmë ulje-ngritje. Dy humbje radhazi ndaj Spursave dhe Ëolves duket se e pohojnë një fakt të tillë.
Ndërkohë City-it mbetet i pamposhtur në kampionat me 13 fitore dhe dy barazime, çka praktikisht i ka mbajtur në fronin e klasfikimit për gjatë gjithë këtyre muajve të kampionatit. Sidoqoftë fakti që Chelsea nuk prezantohet në formën më të mirë të mundshme në sfidën ndaj City-it, jodomosdoshëmrisht nënkupton inferioritet ndaj tyre pasi Blutë e Londrës kanë mjaftueshëm potencial dhe kualitet në organikë për t’i krijuar skuadrës së Pep Guardiolës probleme serioze. Frymëzimi madje mund t’u vijë pikërisht nga performanca jo shumë bindëse e City-it në Champions League. Duke përdorur Eden Hazard dhe Jorginhon, Chelsea do të synojë t’i shkaktojë humbjen e parë sezonale rivalëve të City-it, transmeton SS.
Edhe pse skuadra e Guardiolës vjen si favorite në këtë ndeshje ndaj Chelsea-it do t’i duhet të tregojë dhëmbët në mënyrë që të vijojë serinë e fitoreve. Deri më tani The Citizens numërojnë 45 gola të shënuar dhe vetëm 6 të pësuar.
Sezonin e shkuar skuadra nga Manchesteri pësonte humbje vetëm nga ekipe si Liverpooli dhe Manchester United ndaj do të kërkojnë që të ruajnë supremacinë e titullit duke përfituar nga forma jo shumë e mirë e Chelsea-it.