Gareth Bale nuk po kalon ditët më të mirë në Real Madrid. Uellsiani ishte ai që u la në stol në ndeshjen e fundit të ekipit dhe luajti vetëm 10 minutat e fundit duke zëvëndësuar Marco Asensios.
Një tjetër goditje për Bale nga trajneri Zidane i cili shihet qartë se nuk llogarit në të për sezonin e ri dhe sipas të gjitha gjasave do t’i tregojë derën e largimit lojtarit Uellsian.
Bale nuk ndihej mirë që u la në stol dhe gjithashtu kur trajneri e ngriti për t’u ngrohur.
Në fakt çdoherë që kamerat kapnin pamjen e Bale, ai nuk dukej fare i lumtur dhe madje pati edhe një reagim interesant kur trajneri e ftoi Vazquezin ta inkuadrojë në lojë para tij.