Skuadra e Gjilanit do ta ketë përball skuadrën e Prishtinës, në takimin e javës së 28-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Super sulmuesi i Gjilanit, Fiton Hajdari ka folur për sfiden ndaj Prishtinës, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo.
“Jemi përgaditur maksimalisht gjatë tërë javës për këtë derbi. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe jemi gati për këtë sfidë”, ka thënë fillimisht Hajdari.
“Kemi disa mungesa në përbërje, por edhe përkundër kësaj ne do të japim maksimumin për të aritur nje rezultat pozitiv nga ky takim”, ka përfunduar sulmuesi i Gjilanit për Gazetën Alo.
Gjilani – Prishtina luhet sot në qytetin e Gjilanit me fillim nga ora 15:00.