Skuadra e Vushtrrisë triumfuan minimalisht përballë Fushë Kosovë me golin e Ilir Izmakut nga penaltia në fundin e ndeshjes.
Në fundin e ndeshjes triumfoi edhe Dukagjini në udhëtim te Besa e Pejës, derisa këtu Edmond Turku ishte heroi i ekipit nga Klina.
Përballja ndërmjet Vllaznisë së Pozheranit dhe Vllaznimit përfundoi pa gola, njësoj sikurse dueli Bashkimi i Koretinit me 2 Korrikun.
Fitore të rëndësishme ka shënuar Kika në luftën për mbijetesë, derisa në shtëpi e mposhti Arbërinë me rezultat të pastër 3-0 me golat e Augent Latifajt dhe Lirian Feratit.
Rezultatet komplete të javës së 25-të në Ligën e Parë:
E shtune
Istogu – Drenasi 2-1
Vitia – Onix 0-1
Trepça – Ramiz Sadiku 2-1
E diel
Besa – Dukagjini 0-1
Vushtrria – Fushë Kosova 1-0
Kika – Arbëria 3-0
Bashkimi Koretin – 2 Korriku 0-0
Vllaznia – Vëllaznimi 0-0