Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll do të zhvillojë ndeshjet si vendas në palestrën e nxehtë Mizahir Isma, në Rahovec.
Këtë e ka konfirmuar sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.
Ajo ka thënë se tashmë është gjithçka e ditur se Kosova do ti luajë ndeshjet në Rahovec, mirëpo mbetet vetëm që edhe semaforët e palestrës të ndërrohen, pasi ata aktualët nuk përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara nga FIBA shkruan GazetaOlle.
Dushku gjithashtu ka pranuar se ka marrë konfirmimin nga drejtuesit e klubit të Rahovecit dhe të Komunës së Rahovecit se ndërrimi i semaforëve do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.