Ka ndryshuar orari për ndeshjen Flamurtari – KEK-u, e vlefshme për javës së 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Gazetasheshi.com raporton se ky duel do të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 15:30 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, megjithëse ishte raportuar se ky takim do të zhvillohej të dielen.
Flamurtari kishte planifikuar që ndeshjen me KEK-un dhe ato të mbetura deri në fund të kampionatit ti luante në stadiumin e tyre në lagjen “Xhemajl Ibishi”, por si duket gjërat kanë ndërruar dhe kuqezinjtë do vazhdojnë të luajnë në “Fadil Vokrri”.
Kujtojmë që po në këtë impiant është prenotuar edhe dueli Prishtina – Drenica, pikërisht të dielen me fillim nga ora 19:00.