Fjalë Kyçe

Goli i Rashicës po krahasohet me golin e paharruar të Messit

Goli i Rashicës po krahasohet me golin e paharruar të Messit

Lionel Messi dhe Milot Rashica janë protagonist të dy golave të bukur dhe të ngjashëm sipas tifozëve të futbollit.

Ylli i Kombëtares së Kosovës po vazhdon të shkëlqej në fanellën e Werder Bremen në Gjermani.

Një paraqitje të mirë Rashica e pati edhe në gjysmëfinale të Kupës kundër Bayern Munich, ku realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur.

Ylli kosovar i Werder Bremenit në minutën e 75-të shënoi në gjysmëfinale të kupës duke dribluar mbrojtësin Mats Hummels ngjashëm me atë që kishte bërë Messi i Barcelonës ndaj Jerome Boatengut vjet më parë.

Këtë krahasim janë duke e bërë tifozët e futbollit në rrjetet sociale.