Java e 29 e IPKO Superligën e Kosovës vjen këtë fundjavë me disa përballje tejet interesante, shkruan Gazeta Alo.
Super përballja e kësaj jave pritet të luhet në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Dritës.
Llapi e ka mposhtur dy herë Dritën këtë edicion.
Por, ndeshja e së shtunës ka rëndësi tejet të madhe për të dyja skuadrat.
Llapi – Drita zhvillohet të shtunën, 27 prill nga ora 15:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë. /Gazeta Alo