Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave.
Mitrovica ka fituar në fushën e Feronikelit 2:1 dhe në finale do të ndeshet me Kosovën e Prishtinës që eliminoi Lirinë, shkruan Gazetasheshi.com.
Edona Kryeziu dhe Kaltrina Biqkaj realizuan për ekipin mitrovicas, teksa golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Zylfije Bajramaj.
Kujtojmë se Mitrovica e kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 1:0.