Tito Vilanova e kishte bindur Lionel Messin që të qëndronte te Barcelona, gjashtë ditë para se të vdiste.
Këtë e ka konfirmuar Jordi Roura, ish asistenti i Tito Vilanova te Barcelona, duke folur për ‘Radio Canal Barcelona’.
Sipas Roura, Tito ka pasur një takim me Messin gjashtë ditë para vdekjes, në të cilin e ka bindur argjentinasin për të qëndruar te Barcelona.
“Është e vërtetë se Leo nuk ka qenë i sigurt nëse do të vazhdojë me Barcelonën”, ka deklaruar Roura, përcjell ‘lajmi.net’.
“Është e vërtetë që ka pasur një takim, ata kanë folur shumë orë, unë nuk e di se çfarë u diskutua, por ajo që është e vërtetë është se Leo ndryshoi qëndrimin e tij, dhe fatmirësisht për Barcelonën, Messi vendosi të qëndrojë këtu”.
Tito Vilanova ka qenë trajner i Barcelonës, dhe ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare, më 25 prill 2014.