Mesfushori spanjoll, Isco, do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.
Drejtorët e Real Madrid, janë duke shikuar mundësinë e shitjes së Iscos këtë verë, me skuadrën që dëshiron të zgjidh këtë çështje sa më parë.
Edhe pse 26 vjeçari pëlqehet nga trajneri i rikthyer, Zinedine Zidane, duket se lojtari nuk është i preferuar nga të gjitha në ‘Santiago Bernabeu’.
Real Madrid synon që nga shitja e Iscos të grumbullojë mjetet për transferime të mëdha gjatë verës së vitit 2019, përfshirë edhe Eden Hazard.
E ardhmja e Iscos mund të jetë në Premierligë te skuadra e Manchester Cityt.