Reprezentuesi i Shqipërisë, Ardian Ismajli është duke e kaluar një formë të shkëlqyeshme këtë edicion me Hajduk Splitin.
Mbrojtësi nga Kosova ishte më i miri në fushë së fundmi për klubin kroat, që triumfoi ndaj Rijekas 4:0.
Ndërkohë në klubin kroat nuk e fshehin vlerësimin që kanë për që kanë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.
Së fundmi, klubi i Hajdukut ka postuar në faqen zyrtare në rrjetin social “Instagram” një foto ku tregon kërcimin e Ismajlit ndaj një lojtari të Rijekas.
“Ismajli apo Jordan?”, pyet klubi kroat, duke iu referuar basketbollistit të njohur. Komentet pozitive të tifozëve kanë qenë të shumta, ku theksonin faktin se një lojtar i tillë i mungonte Hajdukut prej 10 vitesh.